Punëtoria “Profesionistët për Luginën”

15 nëntor 2025 – Bubendorf (BL)
Organizator: LUGINAS

Kryesia e LUGINAS ka zhvilluar një anketë me shoqatat anëtare për të identifikuar nevojat dhe pritshmëritë e tyre. Pas analizimit të rezultateve, profesionistë nga fusha të ndryshme janë ftuar të kontribuojnë me ekspertizë në vlerësimin e të dhënave dhe në formulimin e rekomandimeve.

Në punëtorinë e 15 nëntorit në Bubendorf do të prezantohen gjetjet kryesore dhe do të zhvillohet diskutimi mbi hapat e ardhshëm. Rezultatet do t’u paraqiten më pas shoqatave për miratim dhe do të shërbejnë si bazë për Planin e Punës 2025–2030, i cili synon të forcojë bashkëpunimin ndërmjet LUGINAS, shoqatave partnere dhe institucioneve në Zvicër e jashtë saj.

Për më shumë informacion, kontaktoni në: info@luginas.ch

©️ LUGINAS – Ndalohet kopjimi, shpërndarja ose publikimi i këtij materiali pa autorizimin paraprak të organizatës.

Shperndaje në: