Publikimi i llogarive te LUGINAS dhe takimi ne Ambasade 21.05.2022

Më datë 21 maj 2022, në Ambasadën e RSH-së në Bernë, Ambasadori Ilir Gjoni dhe Këshilltari Valon Gashi pritën në takim përfaqësuesit e kryesisë së Lidhjes së Shoqatave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në Zvicër (LUGINAS).

Ata vlerësuan lart dhe përgëzuan Kryesinë e LUGINAS për punën e bërë gjatë periudhës njëvjeçare që nga krijimi i saj dhe rikonfirmuan angazhimin e Ambasadës së RSH-së për t’i mbështetur pa rezerva në veprimtarinë e tyre.

Ambasadori Gjoni vlerësoi veçanërisht thirrjen që LUGINAS u ka bërë prindërve dhe fëmijëve të Luginës për t’u bashkuar masivisht me Shkollën Shqipe.

LUGINAS, po atë datë, bëri edhe prezantimin publik të llogarive zyrtare në rrjetet sociale, si dhe informoi mbi regjistrimin si OJQ pranë autoriteteve zvicerane.

Shperndaje në: