Si filloi unifikimi i Shoqatave të Luginës së Preshevës?
Me ardhjen e diplomatit shqiptar me origjinë nga Lugina e Preshevës në Ambasadën e Republikës së Shqipërinë në Bernë, Zvicër, z.Valon Gashi, filloi interesimi për shqiptarët e Luginës në Zvicër.
Fillimisht u identifikuan 26 shoqata të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në Zvicër dhe pastaj filloi kontaktimi i tyre.
Zëri i luginës në botë
Rikthimi
tek
rrënjët
Shoqatat e Luginës së Preshevës në Zvicër u bashkuan në një Lidhje për të forcuar lidhjet me vendlindjen dhe për të promovuar gjuhën, traditat, kulturën dhe historinë shqiptare. Në këtë takim, ishte i pranishëm edhe Sekretari i Parë Ambasadës së RSH në Zvicër, z.Valon Gashi i cili e vlerësoi dhe përshëndeti unifikimin e tyre, uroi zgjedhjen e kryesisë së re si dhe nënvizoi mbështetjen pa rezerva nga ana e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë.