Zgjedhja e Kryesise dyte e LUGINAS 23.09.2023

Në vijim të punës sonë të pasqyruar më datë 21 maj 2022, ku njoftuam mbi aktivitetet e LUGINAS dhe katër objektivat kryesore të mandatin tonë si kryesi – një pjesë e të cilave tashmë janë përmbushur me sukses – po vazhdojmë me përkushtim për të realizuar edhe pjesën e mbetur gjatë periudhës në vijim.

Pas pushimeve verore të vitit 2022, LUGINAS ka qenë aktive në një sërë ngjarjesh dhe veprimtarish të rëndësishme, duke përfaqësuar me dinjitet komunitetin tonë në Zvicër dhe përtej saj.


Aktivitetet ku morëm pjesë si LUGINAS

  1. Pjesëmarrja në shfaqjen e dokumentarit të FHKLMBP në Zvicër, kushtuar 25 viteve në shërbim të kombit – një ngjarje frymëzuese që solli në vëmendje përkushtimin e brezave të mërgatës sonë.
  2. Festa e Pavarësisë së Shqipërisë, organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë – një moment krenarie kombëtare ku LUGINAS përfaqësoi zërin e Luginës së Preshevës.
  3. Festa e Pavarësisë së Kosovës, e organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Bernë – pjesëmarrja jonë shënoi vullnetin për bashkëpunim dhe unitet ndërshqiptar.
  4. Festa e Pavarësisë së Kosovës në Gjenevë, e organizuar nga Konsullata e Përgjithshme e Kosovës – një atmosferë e ngrohtë bashkimi dhe respekti për historinë tonë të përbashkët.
  5. Takimi me përfaqësuesit politikë të Luginës në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Zvicër, organizuar nga Sh.T. Ambasadori z. Ilir Gjoni, në prani të Ambasadorit të Kosovës z. Sami Ukelli dhe Ambasadorit të Maqedonisë së Veriut z. Kenan Ramadani – një takim i rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit institucional dhe mbështetjes ndaj çështjeve të Luginës.
  6. Pjesëmarrja në manifestimin e Shoqatës “Bashkimi” në Bernë, si dhe në disa aktivitete të tjera të shoqatave shqiptare në Zvicër, ku përfaqësuesit e kryesisë së LUGINAS dhanë kontributin e tyre në promovimin e vlerave tona të përbashkëta.
  7. Panairi i Fondit Humanitar për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, i mbajtur në Wezikon, Zürich – një ngjarje historike për diasporën tonë, që bashkoi afaristë dhe biznese nga Lugina në një atmosferë bashkëpunimi dhe solidariteti.
  8. Vizita në vendlindje – në tri komunat Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, në kuadër të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë (KASH), me qëllim përgatitjen e vizitës historike të Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë (CAA) në Ballkan.
  9. Shqërimi i vizitës historike të Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë (CAA) në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup – me takime të shumta në nivele të larta shtetërore, përfshirë përfaqësues politikë dhe të shoqërisë civile nga tri komunat tona, me kulmin në takimin e mbajtur në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
  10. Vizitë në Ambasadën e Shqipërisë në Bernë, në shenjë respekti për kthimin e z. Valon Gashi në detyrën e Sekretarit të Parë dhe për të thelluar bashkëpunimin e ngushtë me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë.

Hapat e radhës

Përveç këtyre aktiviteteve, LUGINAS ka zhvilluar një sërë takimesh të tjera për të cilat do të paraqitet një raport i detajuarKuvendin Zgjedhor të ardhshëm.

Ne mbetemi të përkushtuar të vazhdojmë rrugëtimin tonë me transparencë, bashkëpunim dhe vizion të përbashkët për të ardhmen e Luginës – gjithmonë me zemër e shpirt për vendlindjen tonë.

Shperndaje në: